Merkel takon nesër Trumpin; bisedimet pritet të zgjasin mbi dy orë

Bota

Merkel takon nesër Trumpin; bisedimet pritet të zgjasin mbi dy orë

Më: 13 mars 2017 Në ora: 13:44
Merkel dhe Trump

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të shkëmbejë pikëpamjet e saj me presidentin amerikan, Donald Trump, mbi një sërë çështjesh, tha zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, në prag të takimit Merkel-Trump, të martën në Uashington.

Seibert tha se dy zyrtarët do të bisedojnë për më shumë se dy orë, për të vazhduar më pas me një drekë pune.

"Kancelarja do të ketë një shkëmbim të detajuar të pikëpamjeve me presidentin amerikan. Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partnerë. Lista e interesave tona të përbashkët është shumë e gjatë", tha Seibert.

Ai tha se Qeveria gjermane beson se proteksionizmi nuk është i favorshëm për rritjen ekonomike globale.

"Ne vazhdojmë të besojmë se tregtia e lirë ka përparësi për të gjithë të përfshirët", tha Seibert.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat