SHBA dhe Rusia bisedojnë rreth kanalit të komunikimeve për Sirinë

Bota

SHBA dhe Rusia bisedojnë rreth kanalit të komunikimeve për Sirinë

Më: 11 mars 2017 Në ora: 12:43
Siri

 Uashingtoni zyrtar dhe Moska kanë shkëmbyer mendime rreth vendosjes së kanaleve për komunikim për Sirinë në nivel gjeneralësh, ka thënë të shtunën zëdhënësi i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane Greg Hiks.

“Janë mbajtur bisedime në nivel pune në mënyrë që të shkëmbehen qëndrimet fillestare për atë se si një kanal i tillë do të mund të vendosej për të ulur rrezikun nga situata konfliktuoze në terren”, tha Hiks për agjencinë e lajmeve ruse TASS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat