Publikohen pamjet tronditëse: Qelitë ku gratë, skllave të seksit, mbaheshin nga ISIS

Bota

Publikohen pamjet tronditëse: Qelitë ku gratë, skllave të seksit, mbaheshin nga ISIS

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 11:39
Pamje nga video

Janë publikuar pamjet tronditëse nga brenda burgut, ku Shteti Islamik ka mbajtur dhe torturuar dhjetëra gra.

Siç shkruajnë mediat e huaja, të burgosurat femra janë mbajtur në qeli rreth një metër katrorë të gjerë, ku ato mezi mund të shtrinin krahët e tyre.

Thuhet se kanë qenë forcat turke ato që sulmuan burgun në qytetin sirian të Al-Bab dhe kanë liruar gratë e lemerisura të cilët ishin duke u mbajtur atje.

Gratë ishin kapur dhe mbajtur si skllave të seksit, të trajtuara si kafshë në një qeli të vogël, pa dritare dhe dyer të mëdha të çelikut.

Gratë kanë duruar jetën në kushte çnjerëzore, pasi militantët i kanë detyruar ato të jetojnë në errësirë dhe të nënshtruara rregullisht ndaj torturës, përdhunimit, dhe rrahjeve.

Qyteti i Al-Báb-it, në provincën Aleppo, shtrihet në afërsi të kufirit të Sirisë me Turqinë dhe forcat turke janë ndeshur me militantët për t’i larguar nga aty. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat