Guterres: Duhen 4,4 miliardë dollarë për t’u përballur me urinë në botë

Bota

Guterres: Duhen 4,4 miliardë dollarë për t’u përballur me urinë në botë

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 08:13
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

OKB-ja ka nevojë për 4,4 miliardë dollarë financime urgjente për t’u përballur me situatat e urisë në Nigeri, Somali, Sudan të Jugut dhe Jemen, sipas sekretarit të përgjithshëm, Antonio Guterres.

“Më shumë se 20 milionë persona ndodhen në situata katastrofike në këto katër vende dhe veprimet janë të nevojshme për të evituar katastrofa të shkallës së gjerë”, theksoi Guterres gjatë një konference për shtyp në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat