Britania ka ndarë mbi 100 milionë euro për Sudanin Jugor dhe po aq për Somalinë, vende këto që përballen apo rrezikohen nga uria.
Paratë e ndara nga Britania janë ekstra shumave që jepen çdo vit për këto dy shtete nga Mbretëria e Bashkuar si ndihma humanitare.
UNICEF-i ka thënë të martën se rreth 1.4 milionë fëmijë mund të vdesin nga uria në Sudanin Jugor, Somali por edhe në Nigeri dhe Jemen.
“Këto kriza janë pasojë e konflikteve dhe thatësisë dhe ne duhet t’i përgjigjemi si duhet”, ka thënë Sekretari për Zhvillim Ndërkombëtar, Priti Patel.
Komunikata thotë se përkrahja e re e Britanisë do ndihmojë me ushqime për rreth gjysëm milioni njerëz në Sudanin Jugor dhe deri në një milion njerëz në Somali.