SHBA, K. Jugore dhe Japonia e dënojnë provën raketore të K. Veriore

Bota

SHBA, K. Jugore dhe Japonia e dënojnë provën raketore të K. Veriore

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 12:21
Pamje nga një test i mëparshëm raketor i Koresë Veriore

Zyrtarët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore thanë se Koreja Veriore e ka kryer një provë raketore balistike, sot herët në mëngjes.

Rrjedhimisht, Ushingtoni, Seuli dhe Tokioja thonë se po i shqyrtojnë të gjitha opsionet për ta ndëshkuar Korenë Veriore, të cilën e kanë cilësuar si shtet të papërgjegjshëm.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë konfirmuar se e kanë gjurmuar raketën dhe se ajo me gjasë ishte me rreze të mesme veprimi, por nuk ishte e karakterit balistik ndërkontinental. Rrjedhimisht, sipas tyre, ajo nuk paraqet kërcënim për Shtetet e Bashkuara.

Këto raporte për lansim të raketës balistike të Koresë Veriore u paraqitën në kohën kur në Floridë të Shteteve të Bashkuara po takohen presidenti amerikan, Donald Trump, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Zoti Trump tha se ai qëndron “100% me Japoninë”, derisa Abe tha se lansimi i raketës verikoreane është “absolutisht i papranueshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat