Kryeministri i Ukrainës viziton NATO-n

Bota

Kryeministri i Ukrainës viziton NATO-n

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 19:04
Kryeministri i Ukrainës, Volodimir Groysman

Kryeministri i Ukrainës, Volodimir Groysman nesër do të vizitojë Shtabin e NATO-s, ka njoftuar Aleanca Veriatlantike.

Gjatë qëndrimit në selinë kryesore të NATO-s, Groysman do të pritet nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller.

Vizita e kryeministrit ukrainas zhvillohet në rikthimin e tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë, pas rifillimit të luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve prorus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat