NATO i bën thirrje Rusisë të ndalë dhunën në Ukrainë

Bota

NATO i bën thirrje Rusisë të ndalë dhunën në Ukrainë

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 13:28
Ukrainë

Shefi i NATO-s thotë se Rusia duhet t’i japë fund dhunës që të dyja palët të lëvizin fuqishëm në një artileri në vijën e frontit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë të përdorë ndikimin e saj që t’i japë fund luftimeve në Ukrainën Lindore, pasi të ripërtërihet kjo valë e madhe e dhunës atje, shkruan aljazeera.

“Ne i bëmë thirrje për kthim të menjëhershëm të armëpushimit”, tha Stolenberg në Bruksel.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të përdorë ndikimin e saj të mbi separatistët për t’i sjell fund dhunës.”

Ukraina dhe NATO akuzojnë Rusinë për sigurimin e trupave dhe armëve si mbështetje për separatistët rebelë në këtë pjesë lindore, konflikt në të cilin u mbytën 10,000 njerëz nga prilli i vitit 2014, ndërsa Moska mohon këtë.

Faktori NATO

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko është duke planifikuar një referendum nëse Ukraina duhet t’i bashkohet aleancës së NATO-s, si dhe sipas sondazhit 54 përqind e ukrainasve tani e mbështesin një veprim të tillë,  ka raportuar gazeta gjermane Mediengruppe.

‘’Katër vjet më parë, vetëm 15 përqind e ukrainasve kanë pranuar që Ukraina të hyjë në Nato. Tani shifra është 54 përqind,’’ mediat kanë cituar Poroshenkon gjatë përgjigjeve në një intervistë.

‘’Si president, unë jam i udhëhequr nga pikëpamjet e popullit tim dhe do të mbaj një referendum për anëtarësimin në NATO.’’

Ai u zotua se do të ‘’bëjë gjithçka për të arritur anëtarësimin në aleancën transatlantike’’ nëse njerëzit votuan në favor të kësaj.

NATO dhe Ukraina kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë që në fillimet e viteve të ‘90ta,  dhe lidhjet e tyre janë një ndër më të konsiderueshmet për partneritet nëpër faqet e internetit të aleancës.

Sidoqoftë, çdo lëvizje nga NATO-s për të pranuar Ukraninën do të zgjojë tensione me Rusinë, e cila thotë se NATO tashmë ka shkelur premtimet e mëparshme duke e pranuar Poloninë dhe vendet e tjera të Evropës Lindore në vitet e ’90-ta.

Poroshenko gjithashtu ka deklaruar se nuk do të shkojë kohë të gjatë që Ukraina do të përmbushë kriteret për t’ju bashkuar Bashkimit Europian.

Ai tha se Kiev kishte ndërmarrë hapa të rëndësishëm për luftimin e korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat