Rusia, Irani dhe Turqia pro pranisë së rebelëve sirianë në Gjenevë

Bota

Rusia, Irani dhe Turqia pro pranisë së rebelëve sirianë në Gjenevë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 14:07
Presidenti i Rusisë, Turqisë dhe Iranit

Të dërguarit e posaçëm, mbështetës të procesit të paqes në Astana, Rusia, Turqia dhe Irani u shprehën sot në favor të pjesëmarrjes së rebelëve sirianë në bisedimet e paqes nën drejtimin e OKB-së parashikuar në Gjenevë më 8 shkurt.

Të tre shtetet mbështesin vullnetin e grupeve të opozitës së armatosur për të marrë pjesë në raundin e ardhshëm të negociatave në Gjenevë”, deklaroi ministri kazak i Punëve të Jashtme, Kaïrat Abdrakhmanov, duke lexuar deklaratën e tre iniciatorëve të takimit në Astana.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat