Abbas: Putini të ndihmoj që Trump të mos lëvizë në Jerusalem

Bota

Abbas: Putini të ndihmoj që Trump të mos lëvizë në Jerusalem

Më: 14 janar 2017 Në ora: 14:28
Sergei Lavrov (djathtas) duke u përshëndetur me palestinezin Saeb Erekat gjatë takimit ë Moskë

Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, ka kërkuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që të ndihmoj që Shtetet e Bashkuara të mos e lëvizin ambasadën e vet në Jerusalem, ka thënë mbrëmë zyrtari i lartë palestinez, Saeb Erakat.

Zoti Erakat tha se ai e ka dërguar një mesazh nga Abbasi te Putini, gjatë takimit në Moskë me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Në letër kërkohet që presidenti Putin të bëjë çdo gjë që mundet lidhur me informaiconin që ne e kemi se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, do ta lëvizë ambasadën në Jerusalem, që për ne paraqet linjë të kuqe dhe rrezik”, tha Erakat.

“Kjo lëvizje, jo vetëm që do t’i zhveshte Shtetet e Bashkuara nga i gjithë legjitimiteti në rolin e tyre në zgjidhjen e konfliktit, por, po ashtu do ta shkatërronte zgjidhjen me dy shtete”, i ka thënë Mahmud Abbas, më 13 janar, së përditshmes franceze, Le Figaro.

Palestinezët e shohin Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm, ndërsa izraelitët konsiderojnë se i gjithë Jerusalemi është kryeqytet i Izraelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat