Moska: Bisedimet për paqen në Siri më 23 janar në Astana

Bota

Moska: Bisedimet për paqen në Siri më 23 janar në Astana

Më: 11 janar 2017 Në ora: 13:01
Aleppo, Siri

Bisedimet për paqe për zgjidhjen e konfliktit në Siri, të mbikëqyrura nga Rusia, Irani dhe Turqia, do të zhvillohen më 23 janar në Astana, në Kazakistan, njoftoi sot një burim diplomatik rus.

“Për momentin, nuk ka asnjë informacion për ndonjë shtyrje të këtij takimi. Deri tani, data 23 janarit mbetet në fuqi”, deklaroi ky burim, ndërkohë që Turqia ka paralajmëruar kohët e fundit se shkeljet e përsëritura të armëpushimit të vendosur në Siri në fund të dhjetorit mund të kërcënojnë këto negociata mes regjimit dhe rebelëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat