Lëvizja e NATO-s që po i fut frikën në "placë" Rusisë: Rikthimi i “Perdes së Hekurt”

Bota

Lëvizja e NATO-s që po i fut frikën në "placë" Rusisë: Rikthimi i “Perdes së Hekurt”

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 21:31
ilustrim

Pentagoni ka nisur ditën e sotme transferimin e pajisjeve të rënda në katër bazat evropiane të NATO-s si pjesë e operacionit “NATO Atlantic Resolve”, për të siguruar aleatët përballë një Rusie agresive.

Ky është përforcimi ushtarak më i madh i NATO-s në kufijtë ruse që prej kohës së Luftës së Ftohtë.

Katër bazat ndodhen në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë. Bëhet fjalë për të njëjtat struktura të përdorura edhe gjatë Luftës së Ftohtë. Në Holandë do vendosen 1600 mjete të rënda në kompleksin Eygelshoven, me sipërfaqe 500 mijë metra katrorë.

Mjetet përfshijnë karrot e blinduara M1 Abrams, mjete luftarake Bradley dhe M109 Paladin.

Kjo bazë është inauguruar në 1985 si një bazë që do t’i bënte ballë një bastisje të mundshme nga Rusia.

Ndërkohë në janar do të nisë zhvendosja e mjeteve dhe njerëzve në Poloni, Estoni dhe Letoni duke mbyllur çdo kufi të mundshëm me Rusinë.

Një rikthim i “Perdes së Hekurt” që ndau më dysh kontinentin evropian gjatë Luftës së Ftohtë.

Në Estoni trupave amerikane do t’i bashkohen edhe 800 ushtarë anglezë, siç është lajmëruar me kohë.

Gjithashtu do të vijnë batalione gjermane dhe franceze duke çuar në total në 4 mijë numrin e trupave.

Ndërkohë në Letoni do të vijnë 450 trupa kanadeze, dhe do të ketë edhe 200 ushtarë nga Shqipëria, Italia, Polonia dhe Sllovenia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat