Ministria turke: Prioritet i evakuimit nga Aleppo është dërgimi i të sëmurëve në spitale në Siri dhe Turqi

Bota

Ministria turke: Prioritet i evakuimit nga Aleppo është dërgimi i të sëmurëve në spitale në Siri dhe Turqi

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 10:55
Aleppo, Siri

Qëllimi kryesor në evakuimin nga lindja e Aleppo është dërgimi i të plagosurve dhe sëmurëve në spital, qoftë në Siri dhe Turqi, kështu ka thënë sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Huseyin Muftugolu.

Ai ka thënë në një konferencë për media se të evokuarit duhet të vendosen shpejt nëpër kampe dhe se puna për vendosjen e kampeve në Siri është duke vazhduar.

Ai, po ashtu ka thënë se presidenti sirian, Bashar Assad, është përgjegjës për vrasjen e 1.000 civilëve në dy javët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat