Rusia do të bisedojë me SHBA-në për tërheqjen e rebelëve nga Alepo

Bota

Rusia do të bisedojë me SHBA-në për tërheqjen e rebelëve nga Alepo

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 19:37
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan e Shtetit Jonh Kerry

Rusia tha se do të bisedojë me Shtetet e Bashkuara për tërheqjen e plotë të rebelëve nga Alepo, ku forcat e regjimit sirian kanë bërë përparime të mëdha.

Forcat rebele, megjithatë, kanë refuzuar të ikin nga qyteti, edhe pse forcat qeveritare kanë marrë më shumë se dy të tretat e territorit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se bisedimet me Uashingtonin për tërheqjen e rebelëve mund të nisin në Gjenevë më 6 ose 7 dhjetor.

Uashingtoni, i cili ka mbështetur disa nga rebelët, nuk ka dalë ende me ndonjë deklaratë.

"Ato grupe të armatosura që refuzojnë të ikin nga lindja e Alepos, do të konsiderohen terroriste", tha Lavrov.

Yasser al-Yiussef, nga fraksioni Nureddine al-Zinki, grup rebel në Alepo, tha për AFP-në se propozimi është është "i papranueshëm".

"Asnjë person, i cili ka ndjenjën e përgjegjësisë dhe patriotizmit, nuk duhet të largohet nga ky qytet", tha al-Yiussef.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat