Zbulohen planet sekrete: Britania do t’i shpallte luftë Rusisë

Bota

Zbulohen planet sekrete: Britania do t’i shpallte luftë Rusisë

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 19:54
Ilustrim

Hetimi mbi planet e epokës së Luftës së Dytë Botërore tregon se Britania ishte e kujdesur për të planifikuar një luftë të hapur me Rusinë, derisa të dyja vendet luftonin në të njëjtën anë.

Operacioni “ I Paimagjinueshmi” ishte emri i koduar i një sërë planesh sekrete të zhvilluara me urdhrin e kryeministrit të atëhershëm Winston Churchill.

Deklasimi i planeve të epokës së Luftës së Dytë Botërore tregon se Britania ishte e kujdesur për të menduar për një luftë të hapur me Rusinë, derisa të dyja vendet luftonin në të njëjtën anë, shkruan The Sun.

Operacioni i “Paimagjinueshëm” ishte emri i koduar i një sërë planesh sekrete të zhvilluara me urdhërin e kryeministrit të atëhershëm Winston Churchill.

Dokumentet e klasifikuara ushtarake janë bërë publike në vitin 1998, më shumë se 50 vjet më vonë prej kur ato ishin hartuar në vitin 1945.

Por nëse rishikohen në kontekstin e klimës aktuale të tensionuar globale, hidhet një dritë e re në marrëdhëniet e trazuara të Britanisë me Rusinë, vendi me rezervat më të mëdha të armëve bërthamore në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat