Ish-kreu i NATO-s: Kërcënimi rus po vjen, investoni në mbrojtje

Bota

Ish-kreu i NATO-s: Kërcënimi rus po vjen, investoni në mbrojtje

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 16:35
Putin me ushtarët rus

Ish-Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fofh Rasmussen, ka paralajmëruar se kërcënimi i Donad Trump për t’i larguar forcat amerikane, mund ta bëjë që Putin të futet në Evropë dhe u ka kërkuar vendeve evropiane të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.

Rasmussen ka thënë se, nëse Amerika tërhiqet është e pashmangshme që Putini të mos përpiqet t’i afrohet Evropës Lindore, si dhe u bëri thirrje liderëve të BE-së që t’i përmbushin zotimet e tyre për të shpenzuar 2% të GDP-së në mbrojtje.

“Evropianët duhet të paguajnë më shumë për mbrojtjen. Nga 28 aleatë, kemi vetëm pesë të tillë që e përmbushin kriterin e 2 përqindëshit për momentin, përfshirë dhe SHBA-të”,- tha ia për “BBC”.

Ai shtoi: “Nëse SHBA-të largohet nga Evropa, atëherë padyshim që Rusia do të avancojë dhe të ushtrojë një sjellje më kategorike në Lindje, e kjo do ta dobësonte sigurinë evropiane”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat