Aeroplanmbajtësja ruse mbërrin në brigjet siriane

Bota

Aeroplanmbajtësja ruse mbërrin në brigjet siriane

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 11:25
Aeroplanmbajtësja ruse

Aeroplanmbajtësja ruse ”Admiral Kuznjecov” që pritet të përforcojë arsenalin ushtarak rus në Siri ndodhet aktualisht në brigjet siriane, njoftoi sot komandanti i saj, Sergei Artamonov.

"Anijet e grupit te aeroplanmbajtëses ruse mbërritën në zonën e përcaktuar në lindje të Mesdheut. Ato janë duke përmbushur detyrën e tyre duke u orientuar në zonën në perëndim të brigjeve siriane", deklaroi Artamonov për stacionin e televizionit publik rus ”Rossia 1”.

"Avionët në bordin e aeroplanmbajteses po kryejnë thuajse çdo ditë fluturime stërvitore", shtoi ai.

Ky njoftim vjen në sfondin e tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Perëndimit për zgjidhjen e krizës në Siri, ku konflikti i armatosur mes rebelëve dhe forcave të presidentit Bachar al-Assad ka shënuar më shumë se 300 000 të vdekur prej 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat