May zotohet për largimin e Britanisë nga BE-ja, pavarësisht vendimit të gjykatës

Bota

May zotohet për largimin e Britanisë nga BE-ja, pavarësisht vendimit të gjykatës

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 20:24
Theresa May

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May that ë dielën se ajo do të vazhdojë me planin për largimin e plotë nga BE-ja, duke kundërshtuar kritikat për strategjinë e saj të BREXIT, që është vlerësuar se mund të bllokohet në Parlament.

Plani i qeverisë për fillimin e procesit dy vjecar të shkëputjes nga fundi i muajit mars të vitit të ardhshëm u vu në dilemë javën e kaluar pasi një gjykatë vendosi se Parlamenti duhet të konsultohet rreth vendimit. May ka deklaruar se është e bindur në rrëzimin e këtij vendimi

Në një shkrim në të përditshëm The Sunday Telegraph, kryeministrja May ka dhënë shenja se do t’i rezistojë cfarëdo përpjekjeje për ta detyruar atë që ta ndryshojë qasjen ndaj largimit nga BE-ja, një shkëputje historike që u miratua nga 52 për qind e britanikëve, në një referendum në muajin qershor, transmeton Rel.

“Qytetarët zgjodhën, dhe e bënë këtë aq vendosmërisht. Është përgjegjësi e qeverisë që ta kryej detyrën dhe të zbatojë instruksionet e tyre në plotëni”, shkruan May.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat