Kryeministri irakian, militantëve: Dorëzohuni ose do të vdisni

Bota

Kryeministri irakian, militantëve: Dorëzohuni ose do të vdisni

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 09:16
Ilustrim

Kryeministri i Irakut u ka bërë thirrje militantëve të Shtetit Islamik që të dorëzohen, përderisa trupat e qeverisë janë afruar në vendin e fundit të qëndrimit të tyre në Mosul.

Haider al-Abadi përmes një paraqitje në televizion ka deklaruar që militantët nuk kanë zgjidhje ose duhet të dorëzohen ose do të vdesin.

Forcat Speciale të Irakut janë afërsisht 1 km në afërsi të pjesës lindore në Mosul dhe janë duke u përgatitur për të hyrë në qytet.

Ndërsa ekipe të tjera ushtarake janë duke avancuar në jug.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat