Stoltenberg: NATO-ja dhe BE-ja partnerë, jo rivalë

Bota

Stoltenberg: NATO-ja dhe BE-ja partnerë, jo rivalë

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 23:49
Jens Stoltenberg

NATO-ja dhe BE-ja ritheksuan sot se janë partnerë në çështjet e mbrojtjes dhe jo rivalë për të qetësuar disa shqetësime, të ardhura në veçanti nga britanikët, mbi ambiciet e evropianëve në bashkëpunimin ushtarak.

“Besoj se është krejtësisht e mundur që të përforcohet mbrojtja evropiane pa bërë një punë të dyfishtë me NATO-n”, theksoi sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, në përfundim të një mbledhje në Bruksel që i dedikohej bashkëpunimit BE-NATO kryesisht në menaxhimin e krizës migratore.

Nga ana tjetër, Federica Mogherini, shefja e diploancisë së BE-së, që merrte pjesë në këtë mbledhje, iu rikthye sërish idesë për të krijuar në Bruksel një Shtab të Përgjithshëm të përbashkëtk që do të drejtonte të gjitha operacionet civile dhe ushtarake të BE-së.

Ky propozim vjen në kudër të një autonomie strategjike më të fortë të BE-së përballë kërcënimeve të shumta në çështjet e sigurisë, që është mbështetur fuqishëm nga katër kryeqytetet e mëdha, Parisi, Berlini, Roma dhe Madridi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat