Prania e NATO-s në kufijtë lindorë, Rusia “premton” kundërpërgjigje

Bota

Prania e NATO-s në kufijtë lindorë, Rusia “premton” kundërpërgjigje

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 19:16
Ilustrim

Rritja e pranisë ushtarake të NATO-s në kufijtë e saj lindorë nuk do të lihet pa marrë përgjigjen e merituar. Aleanca nuk mund të bëjë gjë tjetër, veçse ta kuptojë mirë këtë. Kështu është shprehur këtë të enjte i dërguari i Rusisë në aleancën atlantiko-veriore, Alexander Grushko.

Ndërkohë, presidenti Putin ka theksuar se spekulimet e aleancës ushtarake në lidhje me pretendimin e një “kërcënimi rus”, nuk janë gjë tjetër veçse një “rrugë pa krye”.

“Ky nuk është rasti i duhur, kur aleanca të mund të mos e kuptojë se veprimet e saj do të mbeten pa një përgjigje nga ana jonë. Shtrohet pyetja, çfarë do të ndodhë më pas? Një valë e re e spekulimeve të NATO-s mbi kërcënimin rus dhe qasja drejt një gare të re armatimesh? Në gjykimin tonë, kjo është një rrugë që nuk të çon askund”, tha Grushko për gazetarët.

Takimet ndërministrore të NATO-s, - shton më tej i dërguari rus, - nuk kanë dërguar deri më tani sinjale pozitive për një dialog të mundshëm mes Rusisë dhe aleancës që prej samitit të Uellsit në vitin 2014. Aleanca është duke u fokusuar në kontrollin e gjithanshëm të Rusisë, pavarësisht fjalëve se janë të gatshëm për dialog.

“Pavarësisht të gjitha pretendimeve se ata janë të hapur për dialog, në situatën aktuale, NATO është faktikisht e fokusuar në zhvillimin dhe thellimin e politikës së saj për kontroll të plotë ushtarak dhe politik të Rusisë”, tha Grushko.

Një shembull i një qasjeje të tillë është fakti se NATO dhe Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë të eksplorojnë ujërat e Detit të Zi, ndërkohë që po frikëson komunitetin ndërkombëtar me lajmet mbi anijet ruse që kalojnë në ujëra ndërkombëtarë.

“Ndërkohë që i shtie frikën publikut me lëvizjet në ujëra ndërkombëtarë të anijeve ruse, të cilat kanë pasur si destinacion Mesdheun për të zhvilluar stërvitje antiterrorizmi, NATO dhe mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të eksplorojnë ujërat e Detit të Zi me platformat e tyre shumëfunksionale luftarake, të cilat kanë gjithashtu edhe një potencial serioz luftarak dhe raketor”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat