Franca: Siria apo Rusia janë përgjegjëse për sulmin ndaj shkollës siriane, ku u vranë shumë nxënës

Bota

Franca: Siria apo Rusia janë përgjegjëse për sulmin ndaj shkollës siriane, ku u vranë shumë nxënës

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 16:53
Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, ka thënë sot se ose Rusia ose qeveria siriane janë përgjegjëse për një sulm ajror ndaj një shkolle në provincën siriane, Idlib, ku u vranë 26 civilë, shumica prej tyre fëmijë.

“Kush është përgjegjës? Në çfarëdo rasti, nuk është opozita sepse për të bombarduar duhet të kesh avionë. Ose janë sirianët, regjimi i [presidentit Bashar] Assad, ose rusët,” ka thënë Ayrault në një konferencë për media.

“Ky është një demonstrim tjetër i tmerrit të kësaj lufte, e cila është luftë kundër popullit sirianë, gjë që nuk mund ta pranojmë,” ka thënë ai.

Ndërkohë, ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë sot në mëngjes se Moska nuk është përgjegjëse për sulmin në Idlib.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat