Regjimi sirian bombardon rajonin Duma, të paktën 9 të vrarë

Bota

Regjimi sirian bombardon rajonin Duma, të paktën 9 të vrarë

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 15:41
Duma

Si pasojë e sulmit me raketa të ndërmarrë në rajonin Duma afër Damaskut të Sirisë që gjendet nën kontrollin e opozitarëve humbën jetën 9 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga ekipet e Mbrojtjes civile mësohet se regjimi i Asadit ka vendosur në objektiv zona të ndryshme të rajonit Duma duke e qëlluar me raketa tokë-tokë, ku gjithashtu bëhet e ditur se njëra prej raketave ka rënë mbi automjetet në bulevardin kryesor në lindje të Duma-s.

Si pasojë e sulmit thuhet se jetën e kanë humbur 9 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur janë dërguar në spitalet e improvizuara.

Në rajonin Duma i cili është një nga rajonet më të prekura nga bombardimet intensive në Siri, si pasojë e një sulmi më 16 gusht 2015 nga avionët e ushtrisë të cilët bombarduan një treg humbën jetën 115 persona ndërsa 300 të tjerë u plagosën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat