Stoltenberg: BE dhe NATO kanë filluar operacionin e ri detar në Mesdhe

Bota

Stoltenberg: BE dhe NATO kanë filluar operacionin e ri detar në Mesdhe

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 12:15
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se "Jemi këtu së bashku, për shkak se një Evropë e fuqishme do të thotë NATO e fuqishme", raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg, ka bërë një deklaratë në fillim të sesionit të dytë të Mbledhjes së Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s. Ai ka theksuar se në mbledhje do të trajtohet bashkëpunimi NATO-BE.

Duke tërhequr vëmendjen se BE dhe NATO janë duke bërë një bashkëpunim shumë më të afërt se gjithmonë, Stoltenberg u shpreh se angazhimi i NATO-s për parandalimin e trafikimit të njerëzve i jep mbështetje Turqisë, Greqisë dhe agjencisë për mbrojtje të kufirit të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat