Beograd: Zyrtari i lartë rus kërkon “memorandum të mirëkuptimit”

Bota

Beograd: Zyrtari i lartë rus kërkon “memorandum të mirëkuptimit”

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 00:12
Nikolai Patrushev

Shefi i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, po qëndron në Beograd, me ç’rast ka zhvilluar bisedime me zyrtarët e lartë të Serbisë.

Zoti Patrushev, që besohet se është njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, sot ka kërkuar nga Serbia që ta nënshkruaj “memorandumin e mirëkuptimit” për raporte të sigurisë.

“Këso dokumentesh ne kemi me partnerët e besimit më të madh”, tha ky zyrtar i lartë rus.

Pas takimit me ministrin e brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, Patrushev është takuar edhe me ministrin e jashtëm, Ivica Daçiq, dhe presidentin, Tomisllav Nikolliq.

Gjatë presidencës së zotit Nikolliq dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiq, Serbia në mënyrë aktive synon anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ka refuzuar tu bashkohet sansioneve të BE-së dhe të tjerëve, kundër Rusisë, për shkak të përfshirjes ushtarake të saj në Ukrainë dhe për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat