Rriten tensionet: Britania kërcënon me trupa, tanke dhe dronë në kufirin rus

Bota

Rriten tensionet: Britania kërcënon me trupa, tanke dhe dronë në kufirin rus

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 17:12
ilustrim

Britania e Madhe nuk po bën asgjë për të ulur tensionet me Rusinë, përkundrazi, duket se veprimet e tyrë shkojnë në anën tjetër.

Mediat britanike raportojnë se Britania e Madhe ka dërguar tanke, dronë dhe 800 trupa në Estoni, që do të vendosen në kufirin me Rusinë.

Kjo masë e britanikëve vjen pas një lajmi të pakonfirmuar se Rusia po zhvillon stërvitje ku janë përfshirë 40 milionë njerëz.

Britania ka dërguar dronë dhe tanket e tipit “Challenger 2” për të monitoruar lëvizjet e rusëve në kufirin me Estoninë.

Lëvizjet e fundit të vendeve të NATO-s duket se po krijojnë një gardh të fuqishëm rreth kufijve rusë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat