Stoltenberg: NATO duhet t'i përgjigjet veprimeve të Rusisë

Bota

Stoltenberg: NATO duhet t'i përgjigjet veprimeve të Rusisë

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 16:47
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s tha se "rifillimi i sërishëm i bombardimeve në Halep nga Rusia, përkeqëson katastrofën njerëzore". Ai tha se me sulmet e turpshme të ndërmarra ndaj shtëpive, spitaleve çdo ditë humbin jetën burra, gra dhe fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

"I bëj thirrje Rusisë që me të vërtetë të tregojë përpjekje për ti dhënë fund konflikteve dhe për mundësimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Halep", tha Stoltenberg.

Pasi ka vënë në dukje se me ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të ketë takime për dy ditë me radhë, Stoltenberg shpjegoi se në takim do të diskutohen temat për rritjen e parandalimeve dhe të mbrojtjes të NATO-s si dhe sigurimin e stabilitetit përtej kufijve.

"Rusia vazhdon qëndrimin e saj ambicioz ushtarak në afërsi të kufijve tanë. Këtu përfshihen edhe stërvitjet e kryera gjerësisht dhe pa njoftim. Vetëm në këtë muaj Rusia ka transferuar në Kaliningrad raketat Iskander që kanë kapacitet bërthamor dhe ka pezulluar marrëveshjen e plutoniumit me SHBA-të", tha Stoltenberg duke bërë të ditur se do të diskutohet edhe për veprimtaritë ushtarake të Rusisë në kufijtë e NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat