UNESCO e aprovon rezolutën kontroverse për vendet e shenjta të Jerusalemit

Bota

UNESCO e aprovon rezolutën kontroverse për vendet e shenjta të Jerusalemit

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 16:34
Ilustrim

UNESCO, organizata e trashëgimisë botërore e OKB-së, e ka aprovuar sot një rezolutë e cila kritikon veprimet e Izraelit përreth kompleksit të Temple Mount, apo i njohur për myslimanët si Haram esh-Sharif, në Jerusalem.

Në anën tjetër, Izraeli pohon se kjo rezolutë i fshin lidhjet e hebrenjve me vendet e shenjta.

Vendimi i sotëm , i cili u votua me vota të fshehta , u kritikua nga një anëtar i Komitetit, Lale Ulker.

Ambasadori i Izraelit në Paris, Carmel Shama, ka thënë: “Dokumenti i rezolutës madje nuk vlen as për të humbur energjinë sa për ta shqyer atë në copa.”

Pas kësaj, ai e ka hedhur një kopje e tekstit në shportë më “një histori” të shkruar në të.

Në draft-rezolutën e prillit, Izraeli është kritikuar rëndë për kontrollin e tij në mekanizmat e xhamisë “al-Aqsa, që njihet si vend i shenjtë i myslimanëve. Dhjetë shtete kanë votuar pro vendimit, dy skundër dhe tetë kanë abstenuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat