Autobusi në Londër përplaset me urën, mbi 20 të lënduar

Bota

Autobusi në Londër përplaset me urën, mbi 20 të lënduar

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 12:57
Pamje nga aksidenti

Më shumë se 20 persona kanë mbetur të plagosur pasi një autobus 2-katësh me të cilin ata udhëtonin është përplasur me një urë hekurudhore.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në veri të Londrës, në Tottenham.

Shërbimeve të urgjencës u është dashur të presin pjesën e kabinës pasi 3 pasagjerë kishin mbetur të bllokuar.

Pesë pasagjerë u dërguan në spital, ndërsa 21 të tjerëve iu dha ndihma në vendin e ngjarjes.

Policia raportoi se asnjë nga të plagosurit nuk ka marrë dëmtime të rënda dhe se janë jashtë rrezikut për jetën, shkruajnë mediat vendase.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat