Ndryshimet klimatike mund të shtyjnë në varfëri ekstreme mbi 122 milionë njerëzve

Bota

Ndryshimet klimatike mund të shtyjnë në varfëri ekstreme mbi 122 milionë njerëzve

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 12:05
Ilustrim

Deri në vitin 2030 ndryshimet klimatike mund të shtyjnë në varfëri ekstreme edhe 122 milion njerëz, pjesa më e madhe në Azi dhe Afrikën juglindore, ku fermerët do të përballen me rënie të madhe të prodhimtarisë, publikoi Organizata e KB-­së për ushqim dhe bujqësi (FAO).

Në raportin vjetor, FAO paralajmëron se në skenarin më të keq, pasojat e ndryshimeve klimatike rëndë mund të godasin këtë bashkësi, mbijetesa e të cilëve varet nga bujqësia, ndërsa gjendja me pasigurinë e ushqimit mund të bartet në të gjitha rajonet.

FAO bën thirrje në transformim të gjerë të sistemit për ushqim dhe bujqësi që të përshtatet ndaj klimës më të ngrohtë me potencimin e përkrahjes së prodhuesve të vegjël.

Sipas raportit, për momentin rreth 780 milion njerëz janë të uritur dhe ata janë kryesisht në shtetet në zhvillim. Ata janë rreth 12 për qind nga popullata në ato krahina.

Nga ana tjetër, shtetet në zhvillim me mënyrën e prodhimtarisë së ushqimit kontribuojnë për ndotjen e mjedisit jetësor, dhe drejtpërdrejt ndikojnë në emisionin e rritur të gazrave të dëmshëm, të cilët janë faktor kryesor për ndryshimet klimatike.

Sipas rezultateve të hulumtimit nga viti 2014 ­ pothuaj 780 milion njerëz në botë janë të uritur, 11 milion vuajnë nga kequshqyerja kronike, ndërsa 1,7 miliardë njerëz vuajnë nga pesha e madhe e shkaktuar nga gjashtë ose shtatë herë ngrënie më të madhe të ushqimit se minimalja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat