Perëndimi paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Sirisë

Bota

Perëndimi paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Sirisë

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 23:19
John Kerry dhe Borison

Duke reflektuar kështu zhgënjimin me përpjekjet për një armëpushim ndërsa po shtohet abuzimi me të drejtat e njeriut në Siri, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe thanë se “po shqyrtojnë sanksione të mëtejshme”, ndaj Presidentit Bashar al-Assad dhe mbështetësve të tij. Ky hap mund të ndërmerret në javët në vazhdim.

“Jemi duke ndjekur diplomacinë pasi këto janë mjetet që disponojmë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pasi takimit të sotshëm në Londër me ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë. “Nuk shikoj ndonjë oreks të madh në Evropë për të shkuar në luftë”, shtoi zoti Kerry.

Bisedimet për konfliktin 5-vjeçar u zhvendosën në Londër pasi zoti Kerry bisedoi në Zvicër me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të gjetur se si do të ecet përpara pas dështimit të armëpushimit në qytetin e rrethuar Aleppo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat