Rreziku rus, si funksionon sistemi mbrojtës antiraketë i NATO-s

Bota

Rreziku rus, si funksionon sistemi mbrojtës antiraketë i NATO-s

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 08:47
ilustrim

Ditët e fundit Moska zyrtare ka rritur tensionet me perëndimin, aq sa mediat paralajmëruan përshkallëzimin e konfliktit drejt një lufte të mundshme. Kur kanë kaluar 25 vite nga fundi i luftës së ftohtë (lufta e ftohtë zgjati përafërsisht 45 vite, 1945-1990), tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit sa vijnë e shtohen dhe shkak së fundi është bërë lufta në Siri, ku Moska vijon të bombardojë forcat opozitare, mes tyre edhe civilët.
 
Por sa rrezikohet një konflikt ri Rusi vs. SHBA-BE?
Aleanca e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) u krijua me qëllim që të sfidonte Traktatin e Varshavës. Ky i fundit nuk ekziston më, ndërsa NATO vijon të zgjerohet duke numëruar përkohësisht 28 vende anëtare. Për t'i bërë ballë rrezikut rus, NATO ka ndërtuar sisteme sigurie ajrore në Europë dhe SHBA.
 
Si funksionon sistemi antiraketë?
Rusia do ta ketë të vështirë të sulmojë SHBA-në nga ajri, për një arsye të thjeshtë, sistemi antiraketë. Siç duket edhe në video, sistemi antiraketë është i ndërthurur mes mbrojtjes ajrore dhe asaj tokësore. Sateliti me sensorë lart në qiell monitoron hapësirën ajrore dhe informacionin e mbledhur nga receptorët mbi hedhjen e një objekti të rrezikshëm në ajër, ia përcjell bazës së NATO-s. Përmes radarëve bëhet i mundur identifikimi i rrezikut që vjen nga ajri i cili gjithashtu i përcillet bazës së NATO-s. I gjithë informacioni i mbledhur mbi këtë rrezik, i përçohet komandës së NATO-s. Kjo e fundit urdhëron bazën antiraketë që të godasë objektin në ajër (raketën balistike). I gjithë ky proces kryhet në më pak se një minutë. Nëse kërcënimi është evident, komandës së NATO-s nuk i duhet më shumë se një minutë kohë për të reaguar, pra për 60 sekonda raketa armike shpërthehet në ajër.


Sistem antiraketë në Rumani dhe rajonin balltik
Ndërkohë, në maj të këtij viti, NATO ra dakord për ndërtimin e një stacioni tokësor të mbrojtjes antiraketë në Rumani. Stacioni në fjalë është pjesë e mburojës më të madhe evropiane. Kjo mburojë do të shërbejë për të mbrojtur vendet e Aleancës së Atlantikut të Veriut nga raketat me rreze të mesme e të shkurtër veprimi.
 
Ndërsa është ende në diskutim ngritja e një sistemi antiraketë në vendet balltike, në kufirin e Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë me Rusinë.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat