Për vdekjen e mbretit, 1 vit zi në Tajlandë

Bota

Për vdekjen e mbretit, 1 vit zi në Tajlandë

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 13:04
Ilustrim

Mijëra tajlandezë dolën rrugëve të Bankogut me shpresë se do ta shohin trupin e vdekur të mbretit Bhumibol Adulyadej, në kohën kur u bart nga spitali në tempullin “Grande Palace”

Monarku me udhëheqjen më të gjatë në botë, ka vdekur të mërkurën, në moshën 88-vjeçare, duke shkaktuar pikëllim mbarëkombëtar në Tajlandë.

Qeveria ka shpallur një vit të plotë zije.

Princi Maha Vajiralongkorn është emëruar si pasardhës në fron, por ka kërkuar që ky proces të vonohet për një kohë.

Kabineti qeveritar ka shpallur ditën e premte, festë qeveritare dhe flamujt shtetërorë janë ulur në gjysmështizë për 30 ditët e ardhshme.

Nga populli është kërkuar që të vishen me të zeza, dhe t’i  shmangen ngjarjeve gazmore, gjatë kësaj periudhe. Të gjitha shfaqjet e filmave në kinema, koncertet dhe ngjarjet sportive janë anuluar ose janë shtyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat