Autoritetet turke lirojnë gazetaren amerikane që u arratis nga Siria

Bota

Autoritetet turke lirojnë gazetaren amerikane që u arratis nga Siria

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 15:12
Lindsey Snell

Autoritetet turke liruan një gazetare amerikane, e arrestuar dy muaj më parë pasi ishte arratisur nga Siria, e cila konfirmoi se ishte rrëmbyer nga një grup xhihadist, njoftoi sot një zyrtar amerikan.

“Lindsey Snell është duke udhëtuar drejt SHBA-së”, shtoi zyrtari.

Gazetarja ishte arrestuar më 6 gusht në Turqi nën akuzën për “shkelje të paligjshme në një zonë ushtarake”, pasi ishte arratisur nga Siria ndërsa po filmonte viktima civile nga sulmet ajrore.

Në llogarinë e saj në Twitter, Lindsey Snell shfaqet si një gazetare me seli në Stamboll, me profesion të lirë e angazhuar në disa media perëndimore, si stacioni amerikan MSNBC dhe ABC, apo web-i i Vice News.

Ajo është e besimit mysliman dhe mban perçe, sipas fotove në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat