Mogherini në telefon me Kerry dhe Lavrov për situatën në Siri

Bota

Mogherini në telefon me Kerry dhe Lavrov për situatën në Siri

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 10:15
Sergei Lavrov dhe Federica Mogherini

Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, ka zhvilluar biseda telefonike me disa funksionarë të vendeve të botës, si me Xhon Kerrin, sekretarin amerikan të shtetit, Sergei Lavrov, ministrin e punëve të jashtme të Rusisë dhe me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve Itartas njoftoi se në deklaratën e zyrës së shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian thuhet: "Duke marrë parasysh situatën kritike rreth krizës në Siri, Federika Mogherini të martën dhe të mërkurën ka zhvilluar një raund të bisedimeve telefonike me funksionarë të lartë të disa akterëve rajonal dhe ndërkombëtar në lidhje me situatën në Siri.

Mogherini në lidhje me këtë çështje ka biseduar me Stefan De Mistura, të dërguarin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Sirisë, me Xhon Kerrin, sekretarin amerikan të shtetit, me Sergei Lavrov, ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit, me Adel Xhubeir, ministrin e punëve të jashtme të Arabisë Saudite, si dhe me Mevlyt Çavushoglu, ministrin e punëve të jashtme të Turqisë".

Mogherini në këto biseda telefonike ka biseduar me homologët e saj për ripërtëritjen e procesit politik me bashkëpunimin e akterëve kyç ndërkombër dhe rajonal, rreth rrugëve të bashkëpunimit të BE në lehtësimin dhe përkrahjen e këtij procesi duke bashkëpunuar me OKB, si dhe rreth iniciativave humanitare të Evropës për dërgimin e ndihmave urgjente në lindje të Alepos dhe në rajone të tjera të rrethuara në Siri,- thuhet ndër të tjera në deklaratën e zyrës së Federika Mogherinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat