Rusia - Britanisë: Garantoni sigurinë e diplomatëve tanë gjatë protestave

Bota

Rusia - Britanisë: Garantoni sigurinë e diplomatëve tanë gjatë protestave

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 14:01
Theresa May, Vladimir Putin

Britania e ka për detyrë të garantojë sigurinë e diplomatëve rusë në tokën e saj, tha Rusia të mërkurën, në përgjigje të thirrjes së Sekretarit të Jashtëm Britanik për protesta mbi konfliknin sirian jashtë ambasadës ruse në Londër.

Boris Johnson, Sekretari i Jashtëm britanik, të martën u bëri thirrje njerëzve për të protestuar para ambasadës kundër sulmeve ajrore ruse në zonat e mbajtura nga rebelët në qytetin sirian të Aleppos, raporton “Reuters”.

"Ndoshta ministri i jashtëm britanik është në dijeni të Konventës së Vjenës dhe se Britania e Madhe është e detyruar të mbanië përgjegjësi për sigurinë e misioneve të diplomatike rus në territorin e saj", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov një konferencë me gazetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat