Britani, projekti kinez i centralit bërthamor do të fillojë në vitin 2022

Bota

Britani, projekti kinez i centralit bërthamor do të fillojë në vitin 2022

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 14:37
Projekti kinez i centralit bërthamor

Projekti kinez i teknologjisë së centralit bërthamor “Hualong nr.1” planifikohet të konkretizohet në Britaninë e Madhe në vitin 2022, pasi të miratohet “Vlerësimi i Përgjithshëm i Projektimit” nga autoritetet e Britanisë. Lajmin e njoftoi të dielën Huang Xiaofei, zëdhënësi i Grupit të Centralit Bërthamor të Guangdong-ut të Kinës, bëri të ditur Radio e Jashtme e Kinës.

Zëdhënësi theksoi se ky projekt është i brezit të tretë dhe me pronësi të pavarur intelektuale nga Kina.

Përgjegjësi i bisedimeve për projektin e centralit bërthamor në Britani, Cao Yigang tha se pala kineze po merr pjesë në investimet dhe ndërtimin e tre objekteve bërthamore në Britani, siç është centrali Hinckley Point (HPC), centrali Searsville (SZC) dhe ai Bradville (BRB) dhe synon që projekti “Hualong nr.1” të miratohet pasi ai gjen përkrahjen e qeverisë britanike.

Në shtator, qeveria britanike nënshkroi marrëveshjen përfundimtare për investimin në centralin objektin Hinckley Point.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat