John Kerry: Rusia dhe Siria duhet të hetohen për krime lufte

Bota

John Kerry: Rusia dhe Siria duhet të hetohen për krime lufte

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 09:25
John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka deklaruar se qeveria e Rusisë dhe ajo e Sirisë duhet të hetohen për krime lufte.

“Rusia dhe regjimi i kanë botës borxh më shumë se një shpjegim se pse bombarojnë spitalet, objektet mjekësore dhe fëmijët”, tha Kerry.

Moska ka mohuar vazhdimisht se sulmon civilët dhe ka thënë se shënjestra të saj janë grupet terroriste në Siri.

Kerry thotë se sulmet e ushtrisë ruse dhe siriane në spitale janë përtej “aksidenteve”, por pjesë e një strategjie të qëllimshme në Siri.

“Kjo është strategji për të terrorizuar civilët dhe për të vrarë secilin që u del në rrugën e objektivave të tyre ushtarake”, ka thënë Kerry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat