Politikani britanik në gjendje të rëndë në spital, u rrah nga anëtarët e partisë së tij

Bota

Politikani britanik në gjendje të rëndë në spital, u rrah nga anëtarët e partisë së tij

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 15:42
Steven Woolfe

Politikani britanik i favorizuar për të marrë përsipër postin si lider i partisë “Ukip” Steven Woolfe, është rrëzuar pa ndjenja në Parlamentin Evropian dhe është në gjendje të rëndë, pas një sherri fizik në takimin e deputetëve të partisë së tij, raporton "The Independent".

Udhëheqësi i përkohshëm, Nigel Farage,  tha se Steven, zëdhënësi i emigracionit te kësaj partie,  ishte dërguar në spital pas incidentit në ndërtesën e parlamentit në Strasburg. Burimet raportuan se ai ishte goditur në fytyrë dhe më pas mund të jetë goditur në kokë.

Burime të lartë thanë se besohet se politikani tashmë mund të vuajnë nga gjakderdhje në tru.

Kjo vjen vetëm një ditë pasi zoti Woolfe shpalli kandidaturën si lideri i ardhshëm i partisë, pas dorëheqjes së Diane Jakob.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat