Theresa May: Sipërmarrjet do të kenë liri maksimale edhe pas Brexit

Bota

Theresa May: Sipërmarrjet do të kenë liri maksimale edhe pas Brexit

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 14:35
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May u shpreh sot se dëshironte tu garantonte sipërmarrjeve një “liri maksimale të tregtisë duke qënë sa më efektivë për të përmbushur misionin e tyre brenda tregut të përbashkët” evropian, gjatë fjalimit të saj përmbyllës në kongresin e partisë konservatore në Birmingham.

May pohoi se dëshironte që sipërmarrjet evropiane mund të përfitonin në të njëjtën mënyrë, me një akses më lehtësues në tregun britanik.

Ajo sqaroi gjithashtu se Britania e Madhe nuk do të largohej nga BE-ja për të humbur sërish kontrollin e imigracionit”. Këto dy çështje janë kryesisht në kundërshtim me Brukselin, që përjashton qëndrimin e Britanisë së Madhe brenda tregut të përbashkët nëse I jep fund lëvizjes së lirë së punëtorëve me BE-në.

Tre ditë më parë, May deklaroi në kongres në Birmingham (qendër të Britanisë së Madhe) se dëshironte të aktivizonte nenin 50 të Traktatit Evropian të Lizbonës përpara fundit të marsit të ardhshëm, duke I hapur rrugën daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja në fillim të 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat