Moska vendos sistemet mbrojtëse kundërajrore në Siri

Bota

Moska vendos sistemet mbrojtëse kundërajrore në Siri

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 10:22
Ilustrim

Rusia ka vendosur sisteme mbrojtjeje kundërajrore S-300 në Tartus, qytet bregdetar në veriperëndim të Sirisë ku ajo posedon instalime portuare ushtarake, njoftoi dje në mbrëmje Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Në fakt ky sistem plotëson dispozitivin e mbrojtjes të ngritur në bazën ajrore të Hmeimim (veriperëndim) me mbërritjen në nëntor 2015 të sistemit S-400 të gjeneratës së fundit.

Me modelet S-300 dhe S-400, Rusia garanton një mbrojtje ajrore të dy pikave të saj në Siri, porti i Tartusë dhe baza ajrore në Hmeimim, në provincën e Latakias, ku aviacioni rus ka në dispozicion dhjetëra bombardues, avionë luftarake dhe helikopterë.

Nga ana tjetër, Pentagoni ka reaguar ndaj këtij njoftimi duke ngritur pyetjen se “cili ishte kundërshtari që Moska shpresonte të mbante në distancë me këto predha”.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat