Aksidenti në Nju-Xhersi, dëshmitarët tregojnë tmerrin që panë në stacion

Bota

Aksidenti në Nju-Xhersi, dëshmitarët tregojnë tmerrin që panë në stacion

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 17:49
Ilustrim

 Fabiola Bittar de Kroon kishte lënë të bijën 18-muajshe në çerdhe dhe po priste e qetë në platformë, kur u vra një ditë më parë nga përplasja e trenit të pasagjerëve me blloqet e betonit në stacionin Hoboken të Nju-Xhersit.

Në këtë aksident njerëzit panë me tmerr sesi pasagjerët u vërtitën në ajër nga forca e goditjes. “Vura re që treni nuk po ngadalësonte, shpejtësia e tij ishte e madhe dhe pastaj erdhi përplasja e tmerrshme. Kishte shumë të plagosur, shumë njerëz të cilëve u nevojitej ndihmë”, është shprehur 62-vjeçarja Linda Albelli, e cila ishte në makinë e saj pranë vendit të ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes së trenit me blloqet e betonit, ngelën të plagosur mbi 100 persona. Gjithashtu mjaft pasagjerë u desh të nxirreshin nga ekipet e shpëtimit prej vagonëve të dëmtuar. Ndërsa ende nuk është zbardhur shkaku i fatkeqësisë.
“Jemi akoma duke hetuar mbi arsyen e këtij aksidenti. Nuk kam ndërmend të rri këtu e thjesht të hamendësoj”, është shprehur Jennifer Nelson e “New Jersey Transit”. Stacioni i Hobokenit përdoret nga shumë prej njerëzve që udhëtojnë nga Nju-Xhersi drejt Manhatanit e më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat