Liderët botërorë: Peres, njeri i madh i botës

Bota

Liderët botërorë: Peres, njeri i madh i botës

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 14:27
Shimon Peres

Liderët botërorë të pranishëm në funeralin shtetëror të Shimon Peresit, i thurën lavde jetës dhe trashëgimisë të njeriut që i shërbeu vendit të tij për 70 vjet.

Fjalimi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ishte i mbushur me emocion. Ai e përshkroi Peresin si një “njeri i madh i botës”. Kreu i ekzekutivit u shpreh se ndërsa Izraeli dhe pjesë të tjera të globit vajtojnë humbjen e këtij shtetari të jashtëzakonshëm, ai ka lënë pas shpresë.

Sipas Netanyahu, Shimon jetoi një jetë plot kuptim. “U ngrit në lartësi të paimagjinueshme. Rrëmbeu mendjet dhe zemrat e aq shumë njerëzve me vizionin dhe shpresën e tij. Ishte një njeri i madh i Izraelit, ishte një njeri i madh i botës”, tha kryeministri izraelit.

Ndërsa për presidentin amerikan, Barack Obama, Shimon Peresi personifikonte një Izrael ndryshe, pikërisht atë lloj vendi të cilin shefi i Shtëpisë së Bardhë do ta kishte dashur si partner gjatë presidencës së vet.

“Kur ai fliste, të tjerët dëgjonin. Dhe pasi ai dilte nga dhoma, rrinin e mendonin mbi ato çfarë kishte thënë. Fjalët e tij të hynin në shpirt dhe mbeteshin aty. Shimon Peresi ishte një forcë e vërtetë e natyrës”, tha Obama.

“Kritikët e akuzonin shpeshherë si naiv e ëndërrimtar të pashpresë. Gabim e kishin vetëm tek pjesa e naivitetit, se kur vjen fjala tek të qënit më optimist seç duhet, e dinte fare mirë çfarë po bënte me ëndrrat e veta. Ai njeri nuk hoqi dorë kurrë, por vazhdoi të shpresonte deri në fund”, u shpreh ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

Mesa duket edhe pas vdekjes, ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Izraelit përcolli sinjale pajtimi. Në ceremoninë mortore të zhvilluar në Jeruzalem, Netanyahu shtrëngoi duart me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat