Rusia refuzon thirrjet e SHBA-së për armëpushim në Siri

Bota

Rusia refuzon thirrjet e SHBA-së për armëpushim në Siri

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 23:46
Ilustrim

Përkundër paralajmërimeve të ShBA-së drejtuar Rusisë, se do të ndërpresë bashkëpunimin ushtarak në rast se Rusia nuk respekton marrëveshjen e armëpushimit në Siri, Kremlini thotë se ushtria ruse do të intensifikojë sulmet ajrore.

Zëdhënësi i Presidentit rus Vladimir Putin, Dimitri Peskov tha se shkak i këtij vendimi ishte bërë mosrespektimi i marrëveshjes së firmosur mes Sekretarit Kerry dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ai tha gjithasthu se Shtetet e Bashkuara duhet që t’a bëjnë dallimin mes forcave opozitare si dhe terroristëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat