Duterte anulon stërvitjet ushtarake me SHBA-në

Bota

Duterte anulon stërvitjet ushtarake me SHBA-në

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 12:40
Ushtrime

Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte do të anulojë stërvitjet e përbashkëta trajnuese ushtarake me SHBA-në.

Në një fjalim në Hanoi, dje në mbrëmje vonë, Duterte tha se “një stërvitje nëntëditore mes trupave amerikane dhe filipinas të planifikuara që të fillojnë me 4 tetor, në Filipine, do të jetë e fundit”.

“Ju bëj me dije se kjo do të jetë stërvitja e fundit ushtarake mes amerikanëve dhe filipinasve”, tha ai në Hanoi, ku ishte për një vizitë dyditore.

Pavarësisht planifikimit për t’i dhënë fund stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, Duterte tha se “do të ruajë aleancën ushtarake me SHBA-së, sepse ekziston një pakt, të cilin vendet tona e kanë nënshkruar para 50 viteve”.

Marrëdhëniet mes Filipine-SHBA-së kanë qenë gjithnjë nën presion, që kur Uashingtoni kritikoi fushatën e Dutertes kundër drogave të paligjshme, prej të cilës janë vrarë të paktën 1,247 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat