Kerry e kërcënon Rusinë: Ndërpresim çdo kontakt me ju nëse nuk i ndalni bombardimet në Alepo

Bota

Kerry e kërcënon Rusinë: Ndërpresim çdo kontakt me ju nëse nuk i ndalni bombardimet në Alepo

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 17:19
John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka kërcënuar sot se ShBA do t’i ndërpresë të gjitha kontaktet me Rusinë sa i përket çështjes së Sirisë, nëse nuk ndalen bombardimet ruse dhe siriane në Alepo.

Departamenti i Shtetit ka thënë sot se Kerry e ka dhënë ultimatumin ndaj Rusisë përmes një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat