Kremlini kritikon deklaratat “absurde” të Uashingtonit dhe Londrës në OKB

Bota

Kremlini kritikon deklaratat “absurde” të Uashingtonit dhe Londrës në OKB

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 14:58
Dmitri Peskov

Kremlini dënoi sot “tonin dhe retorikën e papranueshme” të ambasadorëve amerikanë dhe britanikëve një ditë pas akuzave për “barbarizëm” dhe krime lufte të shprehura në OKB kundër ushtrisë ruse në Siri.

“Ne e konsiderojmë tonin dhe retorikën e përfaqësuesve të Britanisë së Madhe dhe të SHBA-së si të papranueshme dhe të formës së gabuar në marrëdhëniet tona si dhe në procesin e zgjidhjes së konfliktit”, deklaroi për median zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Peskov, i cili e cilësoi situatën në Siri jashtëzakonisht të komplikuar ngriti sërish akuza ndaj rebelëve që po keqpërdorin armëpushimin për të kryer sulme, për t’u rigrupuar dhe rinovuar arsenalin e tyre përpara një ofensive të re.

“Kemi konstatuar, pa u ndikuar nga emocionet, se nuk ka ende një ndarje midis të ashtuquajturës opozitë e moderuar dhe terroristëve në Alepo”, shtoi ai.

Ky fakt e bën situatën tejet të tendosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat