Pakistan: Rapotohet për vrasjen e tre lidererëve talibanë

Bota

Pakistan: Rapotohet për vrasjen e tre lidererëve talibanë

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 12:12
ilustrim

Tre liderët talibanë pakistanezë raportohet se janë vrarë nga një sulm i përbashkët i NATO-s dhe Afganistanit, në Laman të provincës Paktika, kanë thënë burime pakistaneze të sigurisë.

Këto burime i kanë thënë sot Radios Evropa e Lirë se personi, Raees Khan, po ashtu i njohur si Azam Tariq, zëdhënës për grupin Khan Said, është vrarë mbrëmë vonë nga një sulm ajror.

Burimet thanë se djali i Tariqut dhe dy liderë të tjerë talibanë nga Vaziristani Verior, po ashtu, janë vrarë në sulm, por emrat e tyre nuk janë dhënë.

Ndaj këtyre raporteve nuk kanë reaguar as grupi Khan Said e as autoritetet afgane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat