Policia nuk e lejon mbajtjen e paradës së homoseksualëve në Uganda

Bota

Policia nuk e lejon mbajtjen e paradës së homoseksualëve në Uganda

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 16:50
Ilustrim

Policia e Ugandës nuk e ka lejuar mbajtjen e paradës së homoseksualëve në dy qytete turistike jashtë kryeqytetit, Kampala.

Aktivisti për të drejtat e homoseksualëve, Frank Mugisha, ka thënë se më shumë se 100 persona të komunitetit LGBTI tentuan të merrnin pjesë në festimin e paradës së homoseksualëve në Entebbe afër Lake Victoria.

Por, policia i ka kthyer shumicën prej tyre në Kampala përmes minibusëve.

Bile, ministri i Ugandës për Etika dhe Integritet kishte kërcënuar se do t’i mobilizonte disa grupe për t’i sulmuar pjesëmarrësit në paradë.

Homoseksualiteti është i ndaluar në Uganda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat