Rusia dhe NATO-ja kanë biseduar për reduktimin e rrezikut

Bota

Rusia dhe NATO-ja kanë biseduar për reduktimin e rrezikut

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 20:15
Alexander Vershbow

Zyrtarët e Rusisë dhe të NATO-s kanë mbajtur bisedime për “mënyrat për rritjen e transparencës dhe reduktimin e rrezikut”, ka njoftuar sot NATO-ja.

Në njoftim theksohet se zëvendëssekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantikle, Alexander Vershbow, për këto çështje ka biseduar sot me ambasadorin e Rusisë në NATO, Aleksandar Grushko.

Verbshow i ka thënë Grushkos se NATO-ja është e gatshme për vazhdimin e dialogut, por “nuk ka ndryshim” në politikën ndaj Rusisë.

“Bashkëpunimi ynë praktik mbetet i pezulluar pas aksioneve agresive të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Alexander Vershbow dhe ka shtuar se “njëherësh, ne kemi vendosur t’i mbajmë kanalet e hapura për dialog politik”.

Mëtutje, NATO-ja ka theksuar se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, “pret që për këto çështje dhe hapat e ardhshëm të bisedoj” me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, “ në një të ardhme të afërt”.

Raportet ndërmjet NATO-s dhe Rusisë e kanë arritur nivelin më të ulët prej Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës në vitin 2014 dhe për rolin e Rusisë në konfliktin ushtarak në pjesën lindore të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat